Noterizime

Noterizime / Përkthime

Noteri bën njoftimin e kujtesës noteriale brenda dhe jashtë vendit;

 1) legalizon nënshkrimet e shtetasve të vëna në dokumente të ndryshme;

2) harton kundërshtimet e kambialeve dhe vërtetimin e mospagesës së çekut;

3) vërteton datën e paraqitjes së dokumenteve në zyrën e noterisë;

4) vërteton qenien e një personi dhe qëndrimin e tij në një vend të caktuar;

5) pranon për ruajtje dokumente të personave fizikë e juridikë në zyrën noteriale;

6) vërteton se kopjet ose versionet e shkurtuara të dokumenteve janë të njëjta me origjinalin e paraqitur nga palët e interesuara;

7) bën ose vërteton përkthime nga një gjuhë në një tjetër, vetë ose nëpërmjet një përkthyesi të licencuar, të pranuar nga palët ose kërkuesi;

8) harton procesverbale, bën inventarë të sendeve, të dokumenteve, korrespondencave postare ose elektronike, komunikimeve elektronike, dokumenteve elektronike të vulosura me vulë dixhitale, portaleve, komunikimeve të aplikacioneve, dokumenteve të tjera të publikuara, duke përshkruar gjendjen e sendeve, rrethanat e konstatuara gjatë hartimit të procesverbalit dhe, në rastin e korespondencave, përshkrimin e të dhënave të dërguesit dhe të marrësit, sipas kërkesës së shtetasve.