Sherbime dhe Aplikime

Aplikime / Konsulencë

Noteri bën aplikime në ASHK dhe mban në mënyrë institucionale npm sistemit NISA korrespondencën mes qytetarit dhe Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe jo vetëm. Noteri bën konsulencë ligjore në zyrë, online ose në ambientet e shoqerive tregtare /shoqatave etj. 

Kush duhet të zgjedhë noterin?

Noteri është një organ i pavarur që duhet të garantojë interesat e të dyja palëve zgjedhja duhet të jetë e përbashkët, nese jo, kjo i takon atij që i bartë shpenzimet.

Kodi Civil përcakton se kontratat dhe kostot ndihmëse  për pasuritë e paluajtshme përballohen nga blerësi, tatami gjithmonë nga shitësi.

A është noteri përgjegjës për dokumentet që harton?

Po, noteri është përgjegjës per dokumetat qe harton, dokumetat duhet të kenë objektin e ligjshëm dhe të jenë në përputhje me formën e kërkuar nga ligji.

Nëse harton dokumente, dispozitat e të cilave bien ndesh me ligjin ose harton dokumente të paligjshme, mban pergjegjesi sipas dispozitave ligjore në fuqi.